Emmanuel Macron ka bërë një seri deklaratash të diskutueshme gjatë javëve të fundit, dhe një ekspert i tha Express.co.uk sr fjalët e liderit francez janë të motivuara nga një përpjekje për një ndikim të shtuar të Parisit brenda BE-së ndërsa Britania e Madhe largohet.
Komentet e presidentit francez erdhën para samitit të NATO-s në Londër në fillim të këtij muaji kur në mbledhjen e takimit të liderëve botërorë, ai iu referua aleancës duke thënë se “po i ngordhtte nervi”.
Macron po përpiqet të zhvendosë fokusin evropian drejt çështjeve që Franca i konsideron si përparësi, si dhe të forcojë pozitën e Parisit brenda BE në një përpjekje për ta bërë vendin qendrën e re të botës perëndimore.
James Rogers i tha Express.co.uk: “Unë mendoj se Macron po përpiqet të rifuqizojë Francën, sepse gjatë 10-15 viteve të fundit Franca ka patur një rënie të konsiderueshme të ndikimit të saj, si në kontekstin e NATO-s dhe BE-së. Ajo që unë mendoj se ai po përpiqet të bëjë është që pasi Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE, të ndryshojë mendimin strategjik në Evropë”.
Rogers është një ekspert i sigurisë në Shoqërinë Henry Jackson dhe beson se Presidenti Macron po përpiqet të zhvendosë vëmendjen evropiane larg çështjeve në Evropën.
Rogers vazhdoi: “Unë mendoj se është shumë e qartë se francezët dhe disa vende të tjera të Evropës Jugore mendojnë shumë ndryshe lidhur me sigurinë sesa Mbretëria e Bashkuar ose SHBA.
“Prioriteti historik i Francës është në Afrikën e Veriut, por vitet e fundit NATO-ja është përqendruar gjithnjë e më shumë tek vendet baltike në lidhje me ndikimin e Rusisë, ndërsa Franca nuk e sheh Rusinë si një kërcënim të tillë.”
Franca nuk e sheh Ballkanin ose Evropën Lindore në tërësi si përparësi, dhe për këtë arsye po përpiqet të bllokojë BE-në larg nga zgjerimi i mëtejshëm.
Në nëntor, Macron bllokoi hyrjen e dy vendeve të Ballkanit (Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria) nga hyrja në BE.
Por Rogers pretendon se kjo lëvizje ishte në duart e Presidentit rus Vladimir Putin dhe e përshkroi këtë veprim si një “gabim të rëndë”.
Ndërsa Mbretëria e Bashkuar përgatit procedurat e Brexit, kryeministri Boris Johnson mund të linte pas një Evropë të përçarë në të ardhmen e afërt.
Përkthyer dhe përshtatur nga Express.co.uk/ konica.al