Vetëvendosje, qendra në Shqipëri ka protestuar sot kundër vizitës së Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Tiranë.
Në deklaratën e tyre, qendra e Vetëvendosjes u shpreh se Vuçiç këtë herë do të duket si një bamirës në sytë e shqiptarëve, për shkak se do të shëtisë nëpër Shqipëri, e do të ndërmarrë nisma për të ndihmuar qytetarët pas tërmetit.
“Është një shfrytëzim i situatës së vështirë të shqiptarëve pas tërmetit”– shprehet Vetëvendosje.
Sipas tyre, Vuçiç është një kriminel lufte që ka pasur post ministror në kohën e Millosheviç dhe i cili deklaron se serbët nuk kanë kryer genocid në Kosovë.
Vuçiç do të qëndrojë në Shqipëri në datat 20 dhe 21 dhjetor 2019 për të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.
Kjo është hera e dytë brenda një viti që Vuçiç vjen në Tiranë, pas pjesëmarrjes në samitin e Brdo-Brijunit, më 27 prill, e organizuar nga presidenti Ilir Meta.