MENU
klinika

Diferenca e votave

Arben Kraja zgjidhet kreu i SPAK

19.12.2019 - 15:39

Arben Kraja është kreu i SPAK.

Prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme arriti të merrte 6 votat që i duheshin nga anëtarët e KLP-së për të marrë këtë mandat për një afat 3 vjeçar pa të drejtë rizgjedhje. Pro tij votuan Beci, Staka, Beluri, Sheshi, Seiti dhe Balla.

Ndërkohë Altin Dumani, prokurori në Prokurorinë e Apelit Tiranë nuk arriti të marrë më shumë se 4 vota nga 6 që duheshin minimalisht. Pro tij votuan Bazaj, Dollapi, Besnik Cani dhe Esmeralda Cani.

Edhe Edvin Kondili nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme.

Në garë mbeten Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Edvin Kondilli, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Moment historik në rrugën e Drejtësisë së re"

Balla: SPAK do hetojë korrupsionin në të gjitha nivelet