MENU
klinika

"Ditë e rëndësishme..."

Zgjidhet kryetari i SPAK/ Vjen reagimi i Sorecës

19.12.2019 - 16:20

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka përshëndetur zgjedhjen e Arben Krajës në krye të Strukturës së Posaçme, e njohur ndryshe si SPAK.

Ai shkruan në Twitter se dita e sotme është shumë e rëndësishme për reformën në Drejtësi.

“Sot është me të vërtetë një ditë e rëndësishme për reformën në drejtësi në Shqipëri. Këshilli i Lartë i Prokurorisë sapo ka emëruar drejtorin e SPAK, zotin Arben Kraja.

Dhe Gjykatat e SPAK, Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe të Apelit, fillojnë punën sot me 18 gjyqtarët e parë të caktuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor”– shkruan Soreca në Twitter

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama takon presidentin e Këshillit të Europës

“BE të hapë negociatat” Tusk: Askush nuk po i bën ndokujt nder!