MENU
klinika

Dritë jeshile për investimet e huaja

Shqipëria ‘shtrëngon duart’ me gjigandin italian

20.12.2019 - 11:44

U nënshkrua sot në Tiranë marrëveshja për kërkimin e hidrokarbureve në bllokun e Dumresë, midis qeverisë shqiptare dhe gjigandit italian ENI. 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilësoi sot një lajm pozitiv për zhvillimin e sektorit të hidrokarbureve dhe një dritë jeshile për rritjen e mëtejshme të investimeve të huaja direkte në Shqipëri.

“Pas një negociate të gjatë ku ja vlen të theksojmë se ekspertët tanë kanë bërë një punë të shkëlqyer, ndodhemi për të firmosur një marrëveshje hidrokarbure për bllokun e Dumresë . Marrëveshja vendos një standard të ri të cilësisë, si në aspektin teknik edhe atë financiar”– deklaroi ministrja Balluku.

Sipas ministres, investimet në sektorin e hidrokarbureve llogariten 1.5 miliard dollarë dhe investimet e parashikuara nga kompania ENI do të kontribuojnë ndjeshëm në rritjen e këtij volumi.

“Kompania ENI është një ndër kompanitë më të njohura në fushën e hidrokarbureve në botë dhe vendos standardet e larta në teknologji e proceset e punës në këtë industri”- informoi Balluku.

Ajo u fut në tregun shqiptar që në vitet ’90, për t’u larguar më pas në vitin 1999, pasi kërkimet e saj ishin jo të suksesshme. Por kompania vendosi të kthehet sërish për të kërkuar e më pas zhvilluar sektorin hidrokarbur në vendin tonë.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje me kompaninë ENI do të sjellë jo vetëm përfitime për buxhetin e shtetit, por kompania vjen me një qasje të orientuar drejt përgjegjësisë sociale.

Prezenca e kësaj kompania në tregun shqiptar është një garanci për zhvillimin e sigurt të sektorit hidrokarbur dhe zonave naftëmbajtëse, pasi qeveria shqiptare e vlerëson si prioritet zhvillimin e rritjen e sektorit të hidrokarbureve, duke qenë se ka impakt të lartë në rritjen ekonomike e përmirësimin e klimës së biznesit.

“Ardhja e ENI-t në Shqipëri përbën një premisë të mirë edhe për më shumë investime të huaja drejt vendit tonë”- deklaroi ministrja Balluku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN