20.12.2019 - 12:02
Më 22 dhjetor, në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, do të luhet Superkupa e Italisë, mes Juventusit dhe Lazios. Është viti i dytë radhazi që zhvillohet në Arabi, kjo për shkak të të ardhurave.
Juventus ka përgatitur një surprizë për të gjithë fansat e saj nga Arabia. Bardhezinjtë do të veshin një fanellë të veçantë me emrat e futbollistëve të shkruar në gjuhën arabe.
Kjo për të përfituar nga marketingu, pasi do të ndikojë edhe te shitjet e fanellës bardhezi në vendet arabe. “Zonja e Vjetër” është fituesja në fuqi e Superkupës, teksa vitin e kaluar mposhti Milanin me një gol të Cristiano Ronaldos.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Juventus-Milan
Superkupa e Italisë shkon në 7 mln euro
Juventus-Milan