MENU
klinika

Në kërkim të...

Aksion blic në Shkodër/ RENEA ‘pushton’ qyetitin

20.12.2019 - 17:23

Forcat Renea kanë zbarkuar në qytetin veriperëndimor të Shkodrës prej orëve të para të mëngjesit.

Aksioni blic ka të bëjë me kontrollet rutinë në qytetin e Shkodrës, i cili vitet e fundit ka qenë një nga pikat më të nxehta kriminale të Shqipërisë dhe një zonë problematike.


Burimet bëjnë me dije se kontrollet janë për personat e shpallur në kërkim nga Policia si dhe ata me precedentë të mëparshëm kriminalë.


Mësohet se në operacion nuk janë të përfshira trupat policore të Shkodrës. Koordinimi i aksionit po bëhet me urdhër nga Tirana.
Ky është operacioni i dytë brenda harkut kohor të disa ditëve në Shkodër.