MENU
klinika

Samiti rajonal në prag

Rama, Zaev, Gjukanoviç e Vuçiç në zonat e prekura nga tërmeti

21.12.2019 - 10:00

      Pak para nisjes së samitit të tretë rajonal për Ballkanin Perëndimor liderët e rajonit kanë qenë në Durrës për të parë nga afër dëmtimet e godinave nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev janë shoqëruar nga Drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi në zonat më të prekura ku kanë parë pasojat e tërmetit.

Kryeministri Rama dhe ministri Çuçi i kanë informuar mysafirët për dëmet e shkaktuara dhe gjendjen e personave që kanë mbetur të pastrehë.

Kujtojmë se pas tërmetit nga Serbia e Maqedonia e Veriut erdhën në Shqipëri trupa speciale për të ndihmuar për nxjerrjen e personave të mbetur nën rrënoja.

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin