MENU
klinika

"Shpirti im, do ma donte..."

Justina Aliaj thotë fjalët e zemrës për Teatrin

21.12.2019 - 19:21

      Është shumë e njohur në skenë, për interpretimin e muzikës, por edhe roleve në teatër e kinema. Artistja e mirënjohur, Justina Alija, vjen me një rrëfim mjaft interesant në prej emisioneve televizive.

Shkrimtarja e nisi intervistën me një mesazh për Teatrin Kombëtar, duke theksuar, se çdo gjë që ndodh mbi atë skenë, është jashtëzakonisht sinjifikative.

Pjesë nga intervista:

Jeni në Shqipëri, morët pjesë në festivalin për mbrojtjen e Teatrit, një mbrëmje me krijimtarinë e Mitrush Kutelit, si u ndjetë në këtë festival?

U ndjemë jashtëzakonisht mirë, çdo gjë që ndodh mbi atë skenë është jashtëzakonisht sinjifikative. Ne morëm shkrimtarin e madh Mitrush Kuteli, sepse edhe ai ka qenë disident e në një farë mënyre, vendosëm ta shpalosim aty, këtë mbrëmje dedikuar këtij shkrimtari të madh. Më pëlqeu kjo lloj iniciative, sepse përveç të mirës, asgjë të keqe nuk ka. Në radhë të parë, se kujtojmë figurat, së dyti, se mburremi me ato figura e në radhë të tretë, bëjmë stafetën që gjithmonë duhet respektu.

Jeni shumë sensitive sa herë bëhet fjalë për Teatrin, për mbrojtjen e godinës. Sa herë ktheheni në Shqipëri, mendjen e keni te Teatri, duke theksuar gjithmonë ‘Mos e prekni Teatrin’, si e mendoni vijimin e asaj godine?

Mendoj që fryn një erë e mirë, për godinën e Teatrit Kombëtar. Shpirti im, do ma donte që një ditë prej ditësh, Edi Rama, Erjon Veliaj,.. të gjithë me ardh’ me thënë ‘të mbrojmë Teatrin, së bashku’. Kështu e do shpirti im, si artist.

Por, kjo dihet që nuk do të ndodhë apo jo…

Atëherë, ne duhet… duhet ‘dy dur, për një kry’, po shpirti do ma donte, të ishim të gjithë në të njëjtën frekuencë.

Sa herë vini, shkoni te Teatri..

Po, sigurisht! Shkoj aty, marr mikrofonin…