MENU
klinika

Gjesti për ish-bashkëshortin

Në finale, dedikimi i Nora Istrefit për Robertin

22.12.2019 - 15:58

Mbrëmjen e sotme, këngëtari Robert Berisha do të marrë pjesë në finalen e “Festivalit të RTSH-së”, i cili do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Ai do të konkurrojë me këngën “Ajo nuk është unë” dhe mes shumë urimeve për këngëtarin, vëmendjen na e ka tërhequr urimi i Norës.

Megjithëse të ndarë, ata vazhdojnë të jenë një familje duke e mbështetur njëri-tjetrin në gjithçka.

Nora ka ndarë në InstaStory këngën e Robertit, duke i uruar suksese ish-partnerit të saj.

“Suksese Robert Berisha!”- shkruan Nora krahas videos.

Kjo nuk është hera e parë që dy këngëtarët mbështesin njëri-tjetrin pas ndarjes.

Madje, gjatë një interviste Roberti tregoi se të dy ia dërgojnë njëri-tjetrit projektet e tyre të reja, duke ndarë së bashku mendime e këshilla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN