MENU
klinika

Bilanci i 2019-ës

Rama mbledh nesër ministrat në Golem

22.12.2019 - 17:12

Kryeministri Edi Rama ka thirrur ditën e nesërme në një mbledhje kabinetin qeveritar.

Bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 09:00 në Golem, ku do të bëhet një bilanc për 6 mujorin e dytë të punës.

Kjo mbledhje vjen në një kohë të vështirë, ku padyshim në fokus do të jetë edhe menaxhimi i situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.