MENU
klinika

Superkupa e Italisë

Lazio bëhet “mace e zezë” për Juventusin

22.12.2019 - 19:54

Pas humbjes 3-1 në “Olimpico” një javë më parë (e vetmja në kampionat), Juventus është mposhtur përsëri 3-1 nga Lazio, teksa kjo e fundit rrëmben Superkupën e Italisë, që u luajt në Arabinë Saudite.

Thomas Strakosha triumfon kështu dhe siguron trofeun e tretë në pak vite me bardhekaltrit, pasi sezonin e shkuar mori Kupën e Italisë (finalja ndaj Atalantas) dhe dy vite më parë pikërisht Superkupën si protagonist.

Pas golit të Luis Albertos, Dybala barazoi gjithçka në pjesën e parë, por në të dytën bardhekaltrit gjetin golin e bukur me Lulic dhe, në fund, Cataldi çoi shifrat në 3-1 me një perlë nga goditja e dënimit, teksa Bentancur doli edhe me karton të kuq.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN