22.12.2019 - 20:03
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna gjatë 24 orëve të fundit, lumi Ishëm në Fushë- Krujë ka dalë nga shtrati.
Për pasojë dhjetëra hektarë tokë bujqësore në fshatin Mallkuc janë përmbytur, e ndërsa situata duket se sa vjen dhe përkeqësohet.
Po ashtu, është përmbytur fshati Murqinë. Plot 30 banesa në fshat janë të rrethuara nga uji.
Sipërfaqja e përmbytur po zmadhohet pasi prurjet po shtohen. Gjithashtu rruga që lidh fshatrat e përmbytur është bllokuar.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Disa të vdekur
“Çmendet” moti në Itali/ Kur do të rihapet porti i Barit
Pezullimi i përkohshëm i mjeteve të vogla
‘Tërbohet’ deti, kapitaneria kërkon të merren masa
Kushte jo të favorshme detare
‘Adriatiku i tërbuar’, shtyhen lundrimet
Banorët në panik