MENU
klinika

FMN/ Detajet e projektit

Qafë Borë-Theth/ Çfarë përfitojnë 40.000 vizitorë

23.12.2019 - 09:56

Rikonstruksioni i rrugës Qafë Thorë-Theth ka synim kryesor zhvillimin e potencialit turistik të zonës së Thethit në Shkodër.

Rikonstruksioni i rrugës do të përmirësojë jetën e banorëve të një prej zonave më të largëta e më të izoluara, duke krijuar aksesin e nevojshëm për marrjen shërbimeve kryesore.

Nga ana tjetër projekti i cili po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e turizmit malor.

Më shumë se 40.000 vizitorë, të cilët frekuentojnë këtë zonë do të kenë akses më të mirë dhe përmirësimi i saj do të ndikojë në shtimin e numrit të tyre, duke krijuar mundësinë e turizmit edhe në periudhat kur është e pa akesueshme.

Rruga është 16 kilometra e gjatë dhe lidh Thethin me Qafë Thorën, Bogën dhe Shkodrën. Projekti parashikon gjerësi asfalti 4 – 4.75 metra.

Rruga do të ofrojë siguri më të lartë dhe gjatë stinës së dimrit do lehtësohet qarkullimi kur fshati bllokohet nga dëbora. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Liqeni 'zgjohet' me pamje të re

Fondi i Zhvillimit jep lajmin e mirë për Belshin