Firma Kineze e telekomunikacionit Huawei duhet të lejohet ndërtojë rrjetin e 5G të Italisë tha Ministri i Industrisë ditën e Diele pasi një komitet parlamentar në vend bëri thirrje që Roma të bllokojë kompaninë.
Shtetet e Bashkuara kanë lobuar pranë Italisë dhe aleatëve Evropianë të shmangin përdorimin e pajisjeve të Huawei në rrjetet e tyre dhe të monitorojnë ZTE duke thënë se përbëjnë kërcënim për sigurinë.
Të dy kompanitë kanë mohuar akuza të tilla. Javën e kaluar Komitetit Parlamentar për Sigurinë tha se qeveria duhet të konsiderojë bllokimin e Huawei dhe ZTE nga zhvillimi i rrjeteve 5G.
Operatori më i madh Italian, Telecom Italia (TIM) është në proces të përzgjedhjes së furnizuesve për të implementuar infrastrukturën 5G dhe Huawei është një prej emrave të lakuar.
Ministri Stefano Patuanelli, pjesë e Lëvizjes 5 Yjet, tha se Huawei jo vetëm që ofron pajisjet më të mira por edhe me çmimet më të mira.