MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam ndjesinë e urinimit të shpeshtë. A është një infeksion?

26.04.2023 - 08:05

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Mendoj se kam një problem me veshkat. Herë pas here kam ndjesinë e urinimit por nuk urinoj dot. Çfarë më këshilloni?

Përgjigjet mjeku urolog: Një nga sëmundjet më të shpeshta të veshkave janë infeksionet urinare. Për ti konstatuar ato janë të nevojshme kontrollet periodike. Kryesisht këto infeksione prekin fshikëzën urinare. Shumica e tyre janë lehtësisht të trajtueshme, përmes antibiotikëve. Sapo të nisni trajtimin e duhur simptomat fillojnë të përmirësohen. Si masa paraprake ju duhet të konsumoni sa më shumë lëngje. Medikamentet e rekomanduara nga mjeku pas një vizite të detajuar mund të reduktojnë edhe nevojën për urinim të shpeshtë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim