MENU
klinika

Fondi i akorduar

Rindërtimi në Durrës, Bashkia cakton 10% të buxhetit

24.12.2019 - 13:13

310 milion lekë ka caktuar këshilli bashkiak i Durrësit për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.

Ky fond që përbën 10 % të buxhetit është i përcaktuar për pallatet e dëmtuara dhe fasadat.

310 milionë lekë është fondi i akorduar nga bashkia e Durrësit për rindërtimin e banesave të shembura dhe dëmtuar rëndë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ajo përbën 10 % të buxhetit prej 2 miliard e 995 milion lekë për vitin 2020.

150 milion do shkojë për rindërtimin e ndërtesave të shembura.

100 milion për riparimin e fasadave dhe mureve të dëmtuar.

Ndërsa me 60 milion lekë do të paguhet skuadra prej 100 punëtorësh të angazhuar nga Bashka për rindërtimin.

Ndërkohë veç fondeve të drejtpërdrejta për rindërtimin do të shkojë edhe gjysma e fondit të investimeve të parashikuara për vitin 2020.

Duke reflektuar mbi mangësitë e shërbimit zjarrfikës të evidentuara gjatë operacioneve të kërkim shpëtimit pas tërmetit, këshilli Bashkiak i Durrësit caktoi një fond të veçantë për blerjen e një autoshkalle.

Projekt buxheti i Bashkisë Durrës për vitin 2020 kaloi në mënyre unanime në këshillin e përbërë vetëm nga socialistët.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin