MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Post-Brexit/ Fischer propozon ‘partneritetin e privilegjuar’

24.12.2019 - 13:27

Pas fitores së Boris Johnson në zgjedhjet e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar të këtij muaji, Britania tani është në rrugën e duhur për tu larguar nga Bashkimi Evropian më 31 janar të vitit 2020.

Johnson ka një shumicë parlamentare me të cilën të sigurojë një marrëveshje për një dalje të rregullt. Edhe pse Mbretëria e Bashkuar dhe BE tani përballen me negociata të gjata dhe të vështira për të arritur një marrëveshje tregtare, vetë Brexit tani është e sigurt se do të ndodhë.

Çfarë do të thotë kjo për Evropën? Mbretëria e Bashkuar është ekonomia e dytë më e madhe në BE, një nga dy fuqitë bërthamore evropiane, dhe një anëtar i përhershëm, i cili do të ketë veto në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (përkrah Francës).

Vendi ka qenë gjithmonë me rëndësi jetike për Evropën, si në aspektin kulturor ashtu edhe historik. Kurdoherë që liria dhe siguria e Evropës kanë qenë në rrezik, Britania I ka mbrojtur ato.

Se çfarë do të thotë Brexit për Mbretërinë e Bashkuar, mbetet për tu parë. Shumëçka do të varet jo nga marrëveshja e daljes, por nga mënyra sesi vendi do të veprojë në kushtet e ndryshimit të shekullit njëzet e një.

Sa i përket BE-së, largimi i Mbretërisë së Bashkuar pa dyshim që nuk do ta bëjë bllokun më të fortë.

Një peshë e rëndë gjeopolitike dhe ushtarake po largohet, dhe po e bën këtë në një kohë kur Presidenti amerikan Donald Trump ka vënë në dyshim garancinë e sigurisë nga Amerikë.

Sidoqoftë, Brexit do të ketë pak efekt në politikën evropiane të sigurisë. Interesat e sigurisë së të dy palëve kanë mbetur të pandryshuara gjatë dramës së Brexit.

Integrimi Evropian bazohet në tregun e vetëm të BE-së, jo në marrëveshje të përbashkëta ushtarake. Në kontekstin e Brexit, ky ndryshim mund të rezultojë i dobishëm, sepse megjithëse secila palë do të përfaqësojë interesa divergjente ekonomikisht, ata ende do të kenë të njëjtat shqetësime për sa i përket sigurisë.

Por nëse Britania e Madhe ose BE do të përfshijnë pyetje lidhur me sigurinë në negociatat për Brexit, kjo do të kërcënonte sigurinë ose stabilitetin e Evropës, dhe gjithashtu do të kundërshtonte interesat britanike. Pavarësisht nëse Britania e Madhe është një shtet anëtar i BE-së, ajo do të duhet të veprojë në solidaritet me BE-në kur të përballet me çështje të tilla si migracioni dhe terrorizmi.

Në të njëjtën mënyrë, një qasje e përbashkët lidhur me Rusinë dhe Kinën duket e pashmangshme.

 

Pyetja e vetme është se cila formë do të lehtësonte bashkëpunimin në këto fronte gjeopolitike gjithnjë e më të rëndësishme.

Një mjet është një “partneritet i privilegjuar”, koncepti i përdorur më parë nga Demokratët e Krishterë gjermanë për mënyrën sesi BE mund të mbante marrëdhënie konstruktive me Turqinë në mungesë të hyrjes së këtij vendi në bllok.

Për të qenë të sinqertë, kjo ide nuk ka funksionuar aq mirë në me Turqinë. Por çështja britanike është krejtësisht ndryshe, sepse ajo do të largohet nga BE pas disa dekadash anëtarësimi.

Me interesat e dy palëve tashmë të përafërta, ato duhet vetëm të vendosin se sa e afërt duhet të jetë marrëdhënia në të ardhmen. Në krijimin e një marrëdhënieje të re, duhet të përdorim plotësisht lidhjet tona të ngushta dhe gjithçka dimë për njëri-tjetrin.

Një partneritet i privilegjuar duhet të përfshijë të gjitha fushat e interesit të përbashkët, nga tregtia, bashkëpunimi shkencor dhe ndryshimi i klimës deri te migracioni, terrorizmi, siguria në internet dhe nismat e përbashkëta të politikës së jashtme dhe të zhvillimit.

Çdo çështje që prek interesat e përbashkëta duhet të përfshihet në marrëveshjen e ardhshme dhe t’i nënshtrohet procedurave për bashkëpunim.

Mbetet për tu parë nëse Britania e Madhe do të strukturojë politikën e saj të sigurisë rreth interesave të saj të përbashkëta me Evropën, apo nëse do të riorientohet drejt Shteteve të Bashkuara.

Balancimi i interesave përkatëse të secilit lojtar në zonën e Atlantikut të Veriut nuk do të jetë i lehtë, veçanërisht ndërsa Trump mbetet president.

Një pyetje tjetër është nëse zhvillimi i ardhshëm ekonomik i Britanisë së Madhe do t’i mundësojë asaj të ruajë nivelin e tanishëm të shpenzimeve të mbrojtjes brenda NATO-s.

Nga një perspektivë evropiane e sigurisë, kjo ndoshta do të jetë pyetja më e rëndësishme gjeopolitike që lind nga Brexit.

Të dyja palët do të duhet të gjejnë mënyra për të bashkëpunuar edhe më shumë, veçanërisht kur bëhet fjalë për sigurinë përbashkët dhe politikën e jashtme. Pozicionet gjeopolitike të Kinës dhe Rusisë nuk kanë ndryshuar për shkak të Brexit, dhe as nuk është zhdukur kërcënimi nga terrorizmi.

Sfidat kolektive të paraqitura nga migracioni, ndryshimi i klimës dhe shumë çështje të tjera do të mbeten, dhe do të jetë detyrë e BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar t’i menaxhojnë ato në mënyrë efektive.

Joschka Fischer ishte Ministri i Jashtëm gjerman dhe zëvendëskancelari nga 1998-2005. Fischer hyri në politikë pas pjesëmarrjes në protestat e viteve 1960 dhe 1970 dhe luajti një rol kyç në themelimin e Partisë së Gjelbër të Gjermanisë, të cilën ai e udhëhoqi për pothuajse dy dekada.

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”


2 liderë të fuqishëm janë gati për negociata me rusët

Zelensky shpalos “Planin e Fitores”, një “shuplakë” erdhi nga BE

Ministri Katz: Arritje e rëndësishme për ne!

Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar!

"Parashikohen ndryshime radikale"

Le Pen dhe e ardhmja e BE-së

Çfarë janë “dronët fantazmë”?

Situata në gadishullin Korean del jashtë kontrollit!

Gara midis Trump dhe Harris mbetet në “ngërç”

Çfarë i duhet secilit kandidat për të fituar epërsi në sondazhe