Informatat, të mbledhura nga kompania analitike PreciseSecurity, e zbulojnë një listë të aplikacioneve që ishin më të ndjeshme ndaj sulmeve gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, raporton TweakTown.
Sipas statistikave, zgjidhjet dhe aplikacionet e Microsoft Office janë aplikacionet më të eksploatuara në të gjithë botën. Të dhënat, të mbledhura gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, tregojnë se 72.85% e sulmeve kibernetike ishin të drejtuara drejt produkteve të Microsoft Office.
Pas aplikacioneve të Microsoft Office pasojnë: browserët e webit (13.47%), Android (9.09%), Java (2.36%), Adobe Flash (1.57%) dhe PDF (0.66%).
PreciseSecurity monitoroi nga vinin këto sulme dhe zbuloi se ato ishin më të shpeshtat në SHBA, Holandë, Gjermani, Francë dhe Rusi.