Policia e Vlorës ka zbardhur një ngjarje të ndodhur disa ditë më parë, ku një automjeti iu vu zjarri në qytetin bregdetar.
Uniformat blu informojnë se pas hetimeve të zhvilluara kanë mundur të identifikojnë autorin dhe rezulton se ai është djali i pronares së mjetit. Sipas policisë, autori ia ka vënë mjetin nënës së tij për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Zbardhet ngjarja e ndodhur nē zonën e Skelës ku u dogj plotësisht një automjet.
Ditën e djeshme, në zonën e skelës, automjeti tip Renault Clio, në pronësi të shtetases A.K, u përfshi nga flakët dhe për pasojë u dogj plotësisht.
Menjëherë policia filloi hetimet në lidhje me rastin, ku nga hetimet dhe provat e grumbulluara, u bë zbulimi, identifikimi dhe kapja e autorit duke vendosur para përgjegjësisë penale shtetasin:
K.K., 23 vjeç, banues në Vlorë, i biri i shtetases A.K (pronares së mjetit).
Specialistët e hetimit të krimit kanë zbuluar se ky shtetas i ka vënë zjarrin mjetit të nënës së tij, për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.