MENU
klinika

Legjenda tregohet modest

Maradona zgjedh sportistin më të mirë të Argjentinës

24.12.2019 - 18:04

Diego Maradona lëshon deklaratën e radhës. Në fakt, ai është i drejtpërdrejtë, nganjëherë edhe modest, si në rastin e përzgjedhjes së sportistit më të mirë argjentinas të të gjitha kohërave.

Në një intervistë të dhënë për Tyc Sports, Diego Armando Maradona ka kurorëzuar Manuel Ginobili-in, ish-yllin e NBA-së, si sportistin argjentinas më të mirë të historisë së Argjetinës.

“Manu qëndron mbi të gjithë. Është si Messi dhe Ronaldo në futboll. Për mua është sportisti argjentinas më i madh i historisë”, – ka thënë legjenda, që më pas ka shtuar: “Pas tij është një tjetër që mbante numrin 10…”, – duke iu referuar vetes.

Maradona e ka shprehur vlerësimin e tij për ish-basketbollistin edhe në të kaluarën gjatë programit televiziv, ku ka thënë: “Ti (Ginobili) je përfaqësuesi më i madh i Argjentinës në botë”. Një legjendë që i thur elozhe një legjende tjetër…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Maradona “kërcënon” FIFA-n

“Mua, Van Basten e Gullit na lanë si qentë”