MENU
klinika

Risitë e kompanive të tjera

I sati renditet “Nënë Tereza” në Europë?

25.12.2019 - 08:57

Sipas ACP, aeroporti Nënë Tereza ka regjistruar rritje dyshifrore të trafikut gjatë muajit Tetor. Të dhënat thonë se rritja fiksohet në 20%, ç’ka e klasifikon Tiranën në vend të dytë të aeroporteve me rritjen më të madhe të kryeqyteteve dhe qyteteve të mëdha, përtej Bashkimit Europian.

Në vend të parë është aeroporti i Kievit. Por edhe po të shohim aeroportet e mëdha të vendeve të Bashkimit Europian, ai Nënë Tereza rezulton të jetë sërish ndër vendet e para.

Rritja konstante e fluksit të pasagjerëve në aeroportin e vetëm të vendit është edhe rrjedhojë e drejtpërdrejtë e shtimit të kompanive të tjera ajrore që operojnë në dhe nga vendi.

Gjatë dy viteve të fundit sidomos, një sërë kompanish ajrore prestigjioze, kryesisht low-cost, kanë filluar fluturimet nga Tirana, ose kanë njoftuar nisjen e fluturimeve. Së fundmi kanë qenë Wizz Air dhe Easyjet, kompanitë low cost që kanë zgjedhur Shqipërinë.