“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Pershëndetje kam djegje në stomak dhe dhimbje dhe ndjesine se lengjet e stomakut më vijn në gojë, çfarë është?
Përgjigjet gastrologu: Nga siptomat që ju më keni dërguar mund të them që bëhet fjalë për gastritin. Gastriti është inflamacion (pezmatim ose skuqja) e mukozës së stomakut. Ai mund të jetë në dy forma gastrit akut dhe kronik.Shkaqe të tjera të gastritit mund të jenë përdorimi i alkoolit, drogave, kthimi i lengut të tëmthit në stomak, stresi etj Diagnostikimi i gastritit bëhet nëpërmejt endoskopisë së stomakut së bashku me biposinë e mukozës së stomakut. Ilaçi më i mirë kundër gastritit është lëngu i karotës, pirja e ujit është e rëndësishme për të ndihmuar stomakun që të mbajë nën kontroll prodhimin e lëngjeve gastrike. Shmangni konsumin e domates.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim