MENU
klinika

"Nuk ka kuptim më të bukur festa e Krishtlindjes se..."

Balla drekë Krishtlindjesh në kishë me pacientët e Spitalit Psikiatrik

25.12.2019 - 15:23

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë sot në drekën që Kisha Katolike Shën Piu i Dhjetë në Elbasan organizoi për rreth 100 pacientë të Spitalit Psikiatrik të Elbasanit me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS-së, Taulant Balla deklaron se nuk ka kuptim më të bukur festa e Krishtlindjes sesa të kujdesesh për njerëzit në nevojë.


Postimi i plotë:

“Ju bashkova drekës që Kisha Katolike Shën Piu i Dhjetë në Elbasan organizoi sot për rreth 100 pacientë të Spitalit Psikiatrik të Elbasanit. Nuk ka kuptim më të bukur festa e Krishtlindjes sesa të kujdesesh për njerëzit në nevojë. “Por, ashtu siç dëshironi që t’ju bëjnë ju njerëzit, po adhtu bëni ju me ta”, shkruhet në Bibël.
Gëzuar Krishtlindjet?”, shkruan Balla.

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan