MENU
klinika

“Mendimet e mia janë në veçanti për të prekurit nga tërmeti”

Basha: Mirënjohje shërbëtorëve të Zotit që janë gjendur pranë njerëzve

25.12.2019 - 20:14

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ka ndarë urimin me besimtarët e krishterë nga disa kisha në Durrës dhe Laç.

Ai shkruan se mendimet e tij janë për personat që kanë më shumë nevojë dhe në veçanti për ata të goditur nga tërmeti.

Basha: Në këtë ditë të bekuar të Krishtlindjes pata kënaqësinë të ndaja urimin me besimtarët e krishterë nga Kisha e Shën Palit në Durrës dhe Kishat e Shën Mhillit dhe Shna Ndout në Laç.

Mendimet dhe lutjet e mia janë për ata që janë më shumë në nevojë e në veçanti, për të goditurit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Mirënjohje shërbëtorëve të Zotit që janë gjendur pranë njerëzve në nevojë që në çastet e para të fatkeqësisë që la pas tërmeti.

Kam besim se kjo ditë e shenjtë e Krishtlindjes, ka fuqinë dhe magjinë për të bashkuar shqiptarët si një familje, për tu përballur me çdo të keqe dhe për të dalë në dritën e begatisë dhe bekimit të Zotit!

Sjelltë kjo ditë besim dhe shpresë dhe ua mbushtë zemrat me dritë të gjithë shqiptarëve. Zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!