MENU
klinika

Panairi i gjelit të detit

Ankohen fermerët në Fier: Bien shitjet

26.12.2019 - 13:33

Festa e Gjelit të Detit në Fier u kthye në një panair ankesash nga fermerët. Ata u ankuan për rënie të shitjeve edhe pse në krahasim me një vit më parë, çmimi nis me 700 lek për kilogram.

Fermerët e Cakranit i kanë kushtuar një festë të veçantë Gjelit të Detit, shpendit të konsideruar Mbret i Tavolinës së festive të Vitit të Ri.

Mbarështuesit nuk e kanë rritur çmimin, por ankohen se shitjet kanë rënë. Ashtu si një vit më parë, gjeli shitet me 700 lek për kilogram, ndërsa pula 100 lek më shumë.

Në panair u prezantuan edhe të gatuar me përsheshin tradicional, krahas gatimeve të tjera të zonës. Synimi është promovimi i produktit lokal dhe afrimi i blerësve me fermerët.

Cakrani është një prej zonave të njohura për mbarështimin e gjelit të detit, ku disa fermerë i çojnë tufat deri në 500 shpendë, por vit pas viti ata janë ankuar për rënien e shitjeve, pavarësisht se siç thonë janë përpjekur të mos rrisin çmimet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier