A ka Huawei me të vërtetë një alternativë të Google që do ta lëshojë së shpejti? Ne jemi gati duke e zbuluar.
Një nga ekzekutivët e kompanisë ka deklaruar se zëvendësime për aplikacionet e Google, duke përfshirë mesazhimin, hartat, pagesat, si dhe shërbimet kryesore të tjera, do të jenë gati shumë shpejt.
Kjo ndjek deklarata të tjera javën e kaluar, se modeli më i shitur P40 i cili do të lançojë në Mars, do të dërgohet me shërbimet zëvendësuese të kompanisë Huawei ndaj Google.
Asgjë nuk është konfirmuar ende, por spekulimet janë ngritur përpara lançimit të produktit në 2020.
Deklarata më e fundit vjen nga koka e konsumatorit në Indi, Charles Peng, i cili u citua në Economic Times të vendit të tij më 24 Dhjetor, se “ne kemi HMS tonë dhe po përpiqemi të ndërtojmë një ekosistem mobil. Shumica e aplikacioneve kyçe, si: navigimi, pagesat, lojërat dhe mesazhimi, do të jenë gati shumë shpejt.”
Sipas raportit, ndryshimet mes GMS dhe HMS mbeten optimiste. Google Mobile Services është softueri i licencuar që e kthen Android me burim të hapur në variantin e plotë. HMS është alternativa e Huawei.
Sipas Economic Times, Huawei, së bashku me markën simotër Honor, është angazhuar me zhvilluesit e aplikacioneve në Indi për të vënë në punë para nga fondi i saj prej 1 miliardë dollarësh për të zëvendësuar aplikacionet e Google me ekuivalentin HMS.
Megjithatë sfida e Huawei është e vështirë për tu kuptuar. Ndryshimi i aplikacioneve të rregullta në një platformë të re është një gjë, por zëvendësimi i aksesit vendas në Gmail, YouTube, Google Pay dhe Google Drive është një tjetër gjë.
Peng gjithashtu raportoi se baza e zhvillimit në Indi, së bashku me ekuivalentët kinezë, do të ndihmojnë kompaninë të shpërndajë alternativën HMS në shtete të tjera, duke përfshirë edhe Europën.