MENU
klinika

Detajet

Buxheti 2020/ Lezha s’merr në konsideratë fondin për tërmetin

26.12.2019 - 15:25

Këshilli Bashkiak i Lezhës miratoi këtë të enjte buxhetin e vitit 2020 pa marrë në konsideratë fondin e rindërtimit për objektet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në këtë buxhet nuk është parashikuar asnjë zë për rindërtimin, ndërsa investimet do të jenë kryesisht si pjesë e zërave në fondin e shërbimeve publike.

Këshilltari Agustin Marku e ka quajtur të papranueshëm një vendim të tillë pavarësisht se koha ka qenë e mjaftueshme për reflektim.

Ndryshe nga Bashkia e Durrësit që e ka miratuar fondin e rindërtimit, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu pritet dalja e aktit normativ të qeverise për të parë së cila do të jetë mbështetja që do të marrin prej saj në mënyre për të patur edhe planifikimin e tyre.

Buxheti i vitit 2020 i Bashkisë Lezhë ka vlerën e rreth 1.8 miliarde lekë, prej të cilave vetëm 400 milion janë zë konkret për investime.