MENU
klinika

"Nuk mund të vij as sonte"

Refuzon për të dytën herë ftesën, Kurti i përgjigjet Thaçit

27.12.2019 - 17:30

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka refuzuar për të dytën herë ftesën e presidentin të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një letre, Kurti i bën me dije Thaçit se nuk mund të shkojë në takim as sonte. Në letrën në fjalë, e shpërndarë edhe në faqen e LVV-së në Facebook, i pari i Vetëvendosjes ka falenderuar për dy ftesat Thaçin, ndërsa e ka kritikuar që fillimisht i kishte përcjellë te portalet.

“Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vij as sonte”, ka thënë ai. Më tej kreu i VV-së ka thënë se për t’u konsultuar për postin e kryeministrit do të takohet me Thaçin ditëve në vijim.

Thaçi ftoi sot dy herë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Takimi ishte parashikuar që të mbahej në orën 13:30 në kabinetin e Presidentit të Kosovës.

Por Kurti ka refuzuar këtë ftesë me arsyetimin se nuk ndodhet në Prishtinë. Ftesa e dytë ishte bërë për në orën 20:00.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputeti i Vetëvendosjes akuzon

‘Thaçi po ia shet Kosovën Serbisë’

Përmbledhja ditore e rajonit

‘Thaçi nuk e ka përkrahjen e popullit’


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!