Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pritet të realizojë një takim mjaft të rëndësishëm me presidentin rus Vladmir Putin, në datën 2 tetor.
Ata të cilët e kanë njoftuar takimin kanë qenë vetë mediat serbe Tanjug, cila thotë se tashmë është caktuar data, përderisa edhe vetë ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksander Chepurin, ka thënë se takimi zhvillohet në fillim të muajit tetor.
Ajo çfarë do të diskutohet në takimin e dy presidentëve do të jetë tematika lidhur me çështjet kyçe dypalëshe dhe rajonale.
Presidenti serb dhe ai rus janë takuar edhe më parë në Moskë.
Në takimin e tyre të mëparshëm u diskutua për Kosovën, blerjen e pajisjeve ushtarake ruse dhe marrëdhëniet bilaterale në mes dy vendeve.