MENU
klinika

Problemet me qarkullimin

Temperaturat nën zero, nisin reshjet e dëborës në Kukës

28.12.2019 - 19:10

Qyteti i Kukësit është zbardhur nga dëbora. Mbrëmjen e kësaj të shtune kanë nisur reshjet e borës në të gjithë qytetin.

Aktualisht reshjet kanë nisur me intensitet të ulët megjithatë pritet që moti të përkeqësohet dhe reshjet të jenë më të dendura.

Deri më tani nuk janë shënuar probleme në qarkullimin e automjeteve.

Megjithatë këshillohet që drejtuesit e makinave të marrin masat dhe zinxhirët për borë me vete.

Ditët e fundit të dhjetorit kanë bërë që në Shqipëri të përjetohen temperaturat tipike të dimrit.

Sipas sinoptikanëve, temperaturat e ulëta pritet që të sjellin dhe reshje të lehta dëbore në Kukës, Pukë, Peshkopi, Korçë dhe Ersekë.