29.12.2019 - 11:21
Një efektiv i policisë së Kosovës ka qëlluar për vdekje një person në rrugën “Nato 99”, në Gjilan.
Siç njofton Inspektorati Policor i Kosovës efektivi me iniciale V.H. ka qenë jashtë detyrës zyrtare kur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, L.S .
Ai është arrestuar menjëherë, ndërsa i është dhënë masa e ndalimit për 48 orë, si dhe pushimi nga puna.
Ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Autoritetet kosovare po punojnë për të zbardhur këtë ngjarje.