U diagnostikova diabetike tre muaj para se të mbetesha shtatzënë.
“Ndjehem sikur duhet ta ndryshoj frazën “Të qenit diabetike në shtatzëni”, sepse më dukej sikur isha diabetike para së gjithash dhe më kryesorja, isha shtatzënë. Unë dija më pak për shtatzëninë sesa për vlerën e diabetit.
“Unë u diagnostikova diabetike tre muaj pasi mbeta shtatzënë. Isha shumë e lumtur për shtatzëninë time! Derisa shkova te mjeku që më tha: ‘Duhet të kesh nën kontroll diabetin. Vlerat tuaja duhet të jenë më të mira ose fëmija do të ketë defekte të lindjes. ”Unë isha në shok ,kisha provuar të kisha një fëmijë për tre vjet dhe shpresoja të shijoja një lajm të bukur për pak kohë.
Më pas, shkova tek mjeku i diabetit dhe kuptova se do të duhej të punoja shumë për të menaxhuar diabetin gjatë shtatëzanisë.
Merrja insulinë katër herë në ditë dhe kontrolloja sheqerin katër herë në ditë. I gjurmova këto numra dhe shkoja çdo javë për vizitë.
“Me gjithë stresin, më në fund ndjeva se po bëhesha mirë kur më thanë se duhet të bëja një ultratingull të zemrës së foshnjës. Doktori tha që për shkak se mbaja nën kontroll diabetin , unë isha më në rrezik se çdo grua tjetër shtatzënë. Më në fund arrita të merrja frymë thellë dhe e dija se bëra më të mirën që munda për fëmijën tim.
“Djali im i bukur dhe i shëndetshëm lindi 39 javësh . Nuk pati probleme. Ai ishte perfekt! Por ajo që mësova është se diabeti nuk është shaka; është një sëmundje për të cilën duhet të mendoni për çdo minutë të çdo dite. Dhe kur jeni shtatzënë, duhet të shqetësoheni se çfarë po bëni për veten dhe fëmijën tuaj. Për mua gjendja nuk ka ikur pasi fëmija ka lindur, kështu që më duhet të mendoj për diabetin çdo minutë të çdo dite në mënyrë që të mund ta rris fëmijën tim, t’i mësoj atij një mënyrë jetese të shëndetshme me shpresën se nuk do të marrë diabet, dhe , mbi të gjitha, unë dua të jem këtu ta shoh cdo ditë të rritet. “