Bota ishte një vend shumë ndryshe 10 vite më parë. Një dekadë më parë nuk porositje dot një taksi Lyft as të shfletohej në Instagram, e as të shikoni një film dhe shkruanit një e-mail në iPad.
Shumë produkte të mrekullueshme janë shpikur në 10 vitet e fundit dhe disa në pesë apo tetë vitet e fundit. Të inspiruar prej tyre, është momenti i duhur për të kthyer kokën pas dhe parë çfarë është shpikur që prej 2009.
iPad
Kur Steve Jobs prezantoi iPad 10 vite më parë, ai e përshkroi si eksperienca më e mirë e shfletimit që mund të keni. “Më i mirë se një laptop dhe se një smartfon,” tha Jobs në skenë në Janar të 2010.
Produkti origjinal kushtonte mes 499 deri në 829 dollarë. Por që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar. Vetëm në 2019-ën Apple prezantoi iPad 10.2-inç, iPad Mini dhe iPad Air.
Snapchat
Snapchat debutoi në App Store në Verën e 2011-ës si një aplikacioni komunikimi që dërgonte foto që fshiheshin automatikisht. Atë kohë quhej Pictaboo por ka të njëjtën ikonë fantazëm që ka edhe sot. Në Shtator të 2011-ës aplikacioni kishte emrin e ri Snapchat dhe gradualisht filloi të fitonte vëmendjen e të rinjve. Gjashtë vite më vonë Snapchat ishte një kompani 22 miliardë dollarëshe.
Oculus
Oculus VR debutoi në 2012 në një garazh në Kaliforni. 19-vjeçari Palmer Luckey lançoi kompaninë në Kickstarter duke ngritur 2.5 milionë dollarë për pajisjen e realitetit virtual. Në 2014-ën Oculus u shit tek Facebook për 2 miliardë dollarë.
Luckey është larguar nga Oculus por kompania e realitetit virtual vijon nën ombrellën e Facebook me tre produkte aktualisht Rift S, Quest dhe Go.
Stripe
Stripe, një startup i ndërtuar për të lënë gjurmë në pagesat online, zyrtarisht debutoi në Shtator 2011. Tashmë kompani si Target apo NFL përdorin teknologjinë e Stripe për të mundësuar pagesat në uebsajtet dhe aplikacionet e tyre. Tetë vite nga debutimi Stripe vlerësohet me 35 miliardë dollarë.
Instagram debutoi në Tetor të 2010-ës dhe 25,000 njerëz u regjistruan në ditën e parë. Instagram ishte aplikacioni i vitit në iPhone në Prill të 2012-ës dhe CEO i Facebook Mark Zuckerberg e bleu për 1 miliard dollarë.
Sot Instagram ka 1 miliard përdorues aktivë.
Lyft
Lyft debutoi në 2012-ën si aplikacion i shërbimit taksi. Ideja erdhi nga Zimride, një kompani e themeluar prej John Zimmer dhe Logan Green që ofronte maina me qira për distanca të mëdha. Në 2019-ën Lyft u vlerësua me 13 miliardë dollarë dhe ka një flotë prej skuterësh elektrikë, biçikletash dhe makinash me sistem vetëdrejtimi.
Pinterest u themelua në Mars të 2010-ës. Sot aplikacioni ka mbi 300 milionë përdorues aktivë në muaj dhe një prej platformave më të preferuar për të zbuluar përmbajtje të reja. Së fundi po eksperimenton me inteligjencën artificiale dhe kërkimin përmes kamerës në ueb dhe aplikacione mobile. Pinterest doli publik në 2019-ën dhe u vlerësua me 10 miliardë dollarë.
Square
Bashkëthemeluesi i Twitter Jack Dorsey lançoi Square në Tetor të 2010-ës pasi një mik i tij nuk mund të bënte një shitje si rezultat si mos përpunimit të kartave American Express.
Square u pa si një shërbim i pagesave mobile që mund të përpunonte kartat e kreditit brenda aplikacionit. Sot Square vlerësohet me 27.5 miliardë dollarë.
4G
Rrjetet 4G mund tu duken normalitet i ditëve të sotme por nuk kanë qenë të tilla një dekadë më parë. Rrjeti në fjalë premton internet mobil shumë më të shpejtë krahasuar me 3G.
HTC Evo ishte telefoni i parë 4G në Mars të 2010-ës. Samsung ndoqi me një model në Qershor të atij viti. Ndërsa në iPhone nuk erdhi deri në 2012. Sot operatorët por zgjerojnë rrjetet e tyre 5G.
Slack
Themeluesi i kompanisë Stewart Butterfield fillon të punonte në aplikacionin Slack në 2012. Versioni i i parë i aplikacioni bazohej plotësisht në ueb por në 2013-ën ekipi i Slack kuptoi se kishte një produkt që kompanitë do ta përdornin
“Jemi lutur miqve tanë nga kompani të ndryshme ta përdornin për të na dhënë feedback,” shprehej Butterfield.
AirPods
Kufjet wireless Apple AirPods sot vështirë të konsiderohen risi pas tre vitesh në treg. Ato u prezantuan në Shtator të 2016-ës krahas iPhone 7 sepse ishte telefoni i parë pa një portë kufjesh 3.5mm. Sot Apple shet dy versione të kufjeve, AirPods dhe AirPods Pro dhe janë shndërruar në një produkt shumë të shitur për biznesin e Apple. Deri më 2021 ata do të bëhen produkti i tretë më i shitur.
Apple Watch
Apple zbuloi orën e parë Apple Watch në 2014-ën por nuk doli në shitje deri në Prill të 2015-ës. Ora ishte një lëvizje e madhe për Apple sepse ishte hardueri i parë i ri që prej largimit nga jeta e Steve Jobs në 2015-ën. Sot Apple Watch ka 50% të tregut të veshjeve elektronike dhe Apple ka lançuar 5 seri të saj, e fundit në Shtator. /PCWorld Albanian