Ndalimi i bashkëpunimit me kompanitë amerikane, ndalim ky i imponuar nga Administrata amerikane në Huawei, ka ndikuar shumë në strategjinë dhe hapat e kompanisë kineze.
Raporti i “Economic Times” tregon se Huawei është shumë i angazhuar që së bashku me developerët indianë t’i krijojë alternativat e veta për aplikacionet më të popullarizuara të Google, raporton GSMArena.
CEO i Huawei dhe divizionit të Honor India në një intervistë ka deklaruar: “E kemi HMS tonë dhe po përpiqemi ta krijojmë një ekosistem mobil.
Shumica e aplikacioneve kryesore si navigimi, pagesat dhe mesazhet do të jenë të gatshme deri në fund të dhjetorit.”
Sistemi i aplikacioneve të Google është i madh – Google Play Games, Google Maps, Gmail, Google Pay, YouTube dhe Google Play Store janë sigurisht aplikacionet për të cilat Huawei dëshiron të krijojë alternativa. Kompania kineze ka nevojë për këtë për t’i përmbushur nevojat e përdoruesve të vet.
Brendi i Huaweit, Honor, aktualisht është në bisedime me developerët e top 150 aplikacioneve nga India për përfshirjen e tyre në Huawei App Gallery (alternativa për Google Play Store).