Kreu i PD-së dhe opozita janë duke prezantuar platformën dhe ligjin antimafia, që do të pasohet me anullim të PPP dhe koncesioneve.
Kjo e fundit do të ndodhë deri në konfiskim të pasurive të përfituara falë aferave korruptive.
Ndërkohë, nga ana tjetër, ka reaguar kryeministri Rama.
Rama, me anë të një shkrimi në Twitter, e quan pasqyrë të dëshpërimit të opozitës rrugëhumbur, gjithë sa po thotë opozita.
Reagimi i Ramës:
“Sot paradite Shqipëria u listua në tregjet ndërkombëtare të kapitalit për blerjen e Eurobondit dhe ne do të kemi sukses në këtë operacion, pikërisht sepse ekonomia, financat e qeverisja jonë, janë krejt e kundërta e atyre që thotë pasqyra e dëshpërimit të opozitës sonë rrugëhumbur!”