31.12.2019 - 14:43
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka dhënë leje Aleksandër Muratajt, që të marrë pjesë në varrimin e babait, që ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.
Murataj ndodhej në burg, i dënuar 16 vjet heqje lirie, për grabitjen e bujshme të Rinasit, ku u vodhën 2 milionë euro. Një ditë më parë, te “Burgjet” është dorëzuar një kërkesë nga familjarët, që të “lihet i lirë” Aleksandër Murataj, për të marrë pjesë na varrimin e të atit.
Ai nuk ishte lejuar që të merrte pjesë në varrimin e Admirit, (vëllait të vrarë në grabitjen e Rinasit) dhe kjo u shoqërua me tension në burgun 313 ku ai ndodhej.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Grabitja në Rinas