Ka hyrë në fuqi paketa fiskale e vitit 2020 e cila parashikon rritje taksash për 24 mijë të punësuar. Në paketën fiskale qeveria ka vendosur që të detyrojë çdo person që është i dypunësuar të plotësoje deklaratën individuale të të ardhurave personale pavarësisht nëse e kalon apo jo pragun e realizimit të vlerës 2 milionë lekë në vit.Në një intervistë për News24 drejtori i politikave fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera shpjegon arsyen e kësaj nisme ligjore.
“Nëse unë punoj në një kompani dhe paguhem me 90 mijë lek rrogë paguaj tatimin mbi të ardhurat personale për pagën që marr nëse ju jeni të punësuar për tre vënde pune dhe merri 30 mijë lek në vëndin e parë, 30 mijë lek në të dytin dhe 30 mijë lek në të tretin ju pretendoni të mos pagoni tatim sepse paga juaj në cdo vënd pune është tek niveli I patatueshëm por nuk është e ndershme dhe normale që unë që i kam të ardhurat 90 mijë lek në muaj të paguaj tatim 13% ndërsa ju që i keni njëlloj si unë të ardhurat 90 mijë lek të mos paguani tatim. Kjo gjë bëhet për kontributin e sigurimeve shoqërore pra nëse ju jeni i dypunësuar dhe paguani kontribute në dy vende pune ne kemi zgjedhur skemën që në vëndin e parë të punësimit ju duhet të deklaroni dhe pagën në vëndin e dytë të punësimit.”
Paralelisht me këtë masë ligjore në paketën e këtij viti qeveria ka vendosur që për një periudhë 9 mujore qytetarët mund të rivlerësojnë banesën e tyre kundrejt pagesës së tatimit mbi fitimitn vetëm me 3% nga 15% që ishte më parë. Ligji i jep mundësi qytetarëve dhe bizneseve që të bëjnë rivlerësimin e banesave në bazë të vlerës së tregut ose të çmimit të hartës fiskale që disponon Agjencia e Kadastrës.
“Nëse unë kam blerë një shtëpi para 20 vjetësh dhe ka kushtuar 20 mijë euro por vlera e tregut tashmë është 50 mijë euro atëhere kam të drejtë që ta vlerësoj me vlerën e tregut.Pse ka interest ë bëhet kjo. Sepse ka shumë njerëz që duan ta shesin pasurinë e tyre por fitimi kapital nga shitja e pasurisë së paluajtëshme është e taksueshme me 15% të fitimit të realizuar në këtë mënyrë nëse ti ke një shtëpi shume të hershme me një cmim të ulët dhe do e shesës me cmimin e tregut kuptohet që fitimi i kapitalit rezulton I lartë dhe 15% e saj duhet të paguhet në formën e taksave por nqs kryhet procesi i rivlerësimit të shtëpisë dhe barazon vlerën e shtëpisë me vlerën e tregut dhe do e shesës o me këtë vlerë tregu apo dicka mbi të dhe tatmi që do paguhet do të jetë shumë më i vogël. E thënë me fjalë të tjera nëse një idivid do të shes shtëpinë ka interes shumë të madh që të bëj rivlerësimin sepse do të paguaj një tatim 5 herë më të vogël krahasuar me tatimin normal.”
Gjithashtu nga ky vit cdo dhurim trashëgimie për banesë apo truall brenda familjes nuk do të paguajë më tatim 15 %.Sipas Lerës përjashtim nga kjo taksë bëhet vetëm për dhurimet mes bashkeshortëve dhe fëmijeve, për një banesë apo një tokë të vetme dhe nuk do të ketë kufizime pavarësisht vlerës së pasurisë.
“Për rastet e dhurimit u vendos që të mos aplikohet tatimi për dhurimet brenda bashkëshortëve apo fëmijëve të themi nëse një apartament është privatizuar në vitin 1993 nga babai dhe tre fëmijët dhe kuptohet që nuk është një transaksion që ka për qëllim fitimi dhe tashmë babai do ja dhurojë pjesën e tij fëmijës apo motra do ja dhurojë vëllait këot transaksione janë parashikuar të mos jenë të tatueshme por nuk ka kufijë.U vendos si koncept të mos taksohen dhurimet e pasurisë brënda familjes.”
Por këto nuk janë ndryshimet e vetme që parashikon paketa fiskale e vitit 2020. Gjatë ketij viti edhe biznesi do të përballet me një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën e raportimit të trasaksioneve i cili do ndryshojë tërësisht mënyrën e deklarimit të xhiros. Fiskalizimi ose sic njihet ndryshe faturimi online do të hyjnë në fuqi në 1 shtator për biznesin e madh dhe në janar të 2021 do të nisë zbatimi për biznesin e vogël.