MENU
klinika

Për arsimin dhe modernizimin e FA

Në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes shtohen 2.8 mld lekë

05.01.2020 - 11:39

Përgjatë këtij viti buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes rritet me 2.8 miliardë lekë dhenë një krahasim me vitin 2019  nga 1.26% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ka shkuar në 1.34%.

Kjo rritje synon realizimin e objektivit të ndërmarrë në kuadër të anëtarësimit të vendit tonë në NATO, që buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes të jetë 2% e PBB-së në vitin 2022.

Përmes këtij buxheti synohet më shumë mbështetje për personelin, operacionet brenda dhe jashtë vendit.

Njëherësh, me buxhetin e ri i jepet një hov më i madh investimeve për emergjencat civile, arsimimit dhe modernizimit të Forcave të Armatosura.

Fondi për modernizimin e Forcave të Armatosura, llogaritet 36 milionë euro, për misionet ndërkombëtare është parashikuar në buxhet një fond prej 8.2 milionë eurosh.`

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rindërtimi, investimet dhe rritja ekonomike

‘Themelet’ mbi të cilat u ngrit buxheti 2020

Në 10 vitet e fundit bashkitë asnjë banesë sociale

5 Problemet/ KLSH: S’e dimë sa të pastrehë kemi!

Katër objektivat kryesorë

Banka e Shqipërisë miraton buxhetin 2020