MENU
klinika

Në 9 rajone të vendit

IPARD II/ Mbështetje investimeve për thertore të reja

05.01.2020 - 16:38

Programi IPARD II, mbështet investimet për ndërtimin e jo më shumë se dy thertoreve të reja në nëntë rajonet e vendit.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) informon në lidhje me investimet në thertore dhe kriteret e përfitimit të grentit për to, se “Në rastin kur do të dorëzohen më shumë se dy aplikime, përparësi do t’i jepen dy aplikimeve, të cilat përfshijnë më tepër lloje të kafshëve.”

Brenda të njëjtit numër kafshësh, renditet i pari ai që ka kapacitet më të lartë therje. Ndërkohë që ngritja e thertoreve është e ndara sipas qarqeve: Shqipëria e Veriut: Qarku Dibër, Durrës, Kukës, Lezhë dhe Shkodër; Shqipëria e Mesme: Qarku Elbasan dhe Tiranë; Shqipëria e Jugut: Qarku Berat, Fier, Gjirokaster, Korçë dhe Vlorë.

Institucionet vendore dhe ministria e Bujqësisë kanë bashkërenduar punën në ngritjen e poleve blegtorale në qarqet e vendit, që synon mbarëvajtjen e zhvillimit të blegtorisë në vendin tonë, sipas standardeve më të mira me tregje të reja të shitjes së mishit , duke i dhënë fund kaosit të tregtimit në rrugë të produkteve blegtorale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN