07.01.2020 - 09:29
Dy minatorë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme në minierën e Bulqizës gjatë një aksidenti në punë.
Policia thotë se rreth orës 20.50 kanë marrë informacion se në minierën e kromit në qytetin e Bulqizës, janë aksidentuar gjatë punës shtetasit M.Gj, dhe A.K, të dy banues në Bulqizë.
Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Hyn në fuqi ligji
Shtesë pensioni për gjashtë kategori
Çfarë thotë ISSH për të ardhurat?