MENU
klinika

EMRI+DETAJE

Tragjike në minierën e Bulqizës, vdes minatori

24.04.2019 - 14:16

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në minierën e Bulqizës. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një minator dhe është plagosur një tjetër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në minierën e Tërnovës në Bulqizë.

Dyshimet e para janë se minatori ka humbur jetën për shkak të lëndëve helmuese pas plasjes së dinamitit në frontin e punës.

Viktima është identifikuar si Fadil Stojku, 50 vjeç ndërsa i plagosuri Lejtim Ramçi.

Pritet informacion i detajuar nga policia.