MENU
klinika

Presidenti i Lazios për drejtorin sportiv

“Tare flet 5 gjuhë, perfeksionist i palodhur”

07.01.2020 - 17:03

Dihet tashmë që prej vitesh Igli Tare vlerësohet në futbollin Italian, një nga drejtorët sportivë më të mirë në Serie A dhe jo vetëm. Këtë fakt nuk harron ta theksojë as presidenti i Lazios, Claudio Lotito.

Në një intervistë për mediet italiane ai ka folur me superlativa për ish-yllin e kombëtares sonë. Ndërkohë, ai nuk harron “të përkëdhelë” as trajnerin Simone Inzaghi.

“Igli Tare është një njeri shumë i vendosur. Flet plot pesë gjuhë dhe është një djalë i palodhur. Perfeksionist i madh. Është një nga më të mirët dhe na lidh një dashuri e madhe.

Inzaghi është një timonier i shkëlqyer. Punon gjatë gjithë kohës dhe po rritet profesionalisht nga dita në ditë. Për momentin Lazio ka një ecuri shumë të mirë, duke u krahasuar me Juventus, që ka fituar aq shumë dhe jam krenar për këtë”, – përfundoi Lotito.