MENU
klinika

18-vjeçari pranë Kombëtares A

Armando Broja vendos derbin londinez me golin e tij

07.01.2020 - 18:08

Jo më kot ai është kandidat potencial në Kombëtaren A dhe jo më kot Chelsea ka zgjatur kontratën e tij. Armando Broja i ka dhënë fitoren Chelsea U-23 me rezultatin 1-0 ndaj Tottenhamit.

Ishte pikërisht qendërsulmuesi i ekipit tonë Shpresa njeriu i ndeshjes, mjaft e rëndësishme për blutë, pasi kërkonin kreun e klasikimit. Shqiptari mori një top të mirë në zonë dhe me një gjuajtje të fortë me të djathtën shkundi portën kundërshtare.

Faqja e Chelseas e publikoi në profilin zyrtar golin e bukur të Brojës. 18-vjeçari luajti 90 minuta të plota dhe arriti të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 82′.

Lojtari është kthyer në një “çelës anglez”, pasi herë luan me ekipin U-19, e herë të tjera me U-23. Lampard duket se do të hedhë sytë drejt shqiptarit…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN