MENU
klinika

Me Maqedoninë e Veriut

Kombëtarja U-19 humb miqësoren e dytë

26.03.2019 - 15:27

Kombëtarja shqiptare e 19 vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, është mundur në ndeshjen e dytë miqësore ndaj përfaqësueses U-19 të Maqedonisë Veriore me rezultatin 2-1.

Ndeshja u zhvillua ditën e sotme në stadiumin e qytetit të Ohrit në orën 13:00. Kuqezinjtë e rinj e filluan ndeshjen shumë mirë, duke dominuar kundërshtarin dhe duke krijuar raste shënimi, raste të cilat u konkretizuan në minutën e 10-të me golin e shënuar nga Armando Broja.

Në minutën e ‘40 fqinjët maqedonas kanë arritur të barazojnë rezultatin me anë të numrit 6 Jeton Dauti. Në pjesën e dytë skuadra e trajnerit Dede u ndëshkua me një penallti që u shndërruar në gol nga Agron Elezi në minutën e 53’.

19 vjecarët tanë reaguan në lojë, duke vazhduar të sulmojnë, por pa arritur të konkretizojnë rastet e shumta që kanë krijuar në këtë ndeshje.

Shqipëria U-19 zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Toska, Shima, Murati, Rexhepi,  Bajrami, Morina, Bozhanaj, Karica, Shehu, Mehmeti dhe Broja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN