Për iranianët, vrasja e Qassem Suleimani, kreut të forcave famëkeqe Quds të Iranit, ishte shumë shqetësuese.
Suleimani ishte një nga burrat më me ndikim dhe më të fuqishëm në Republikën Islamike të Iranit.
Një sondazh, zbuloi se 73% e iranianëve kishin një mendim të mirë për të. Pavarësisht kësaj, turmat e mëdha që kanë dalë në rrugët e qyteteve në të gjithë vendin kanë tejkaluar parashikimet.
Në një kuptim, sidoqoftë, shfaqja e unitetit nuk është befasi. Irani, si çdo vend tjetër, është krenar, patriotik dhe njerëzit e tij kanë tendencën t’i harrojnë ndryshimet mes tyre kur përballen me një armik të jashtëm.
Suleimani mbikëqyri politikën rajonale të Iranit, dhe si rezultat konsiderohet se e kaloi tërë jetën duke mbrojtur vendin e tij.
Shumë në rajon e shikonin Suleimanin si një figurë shumë të diskutueshme, një numër i konsiderueshëm iranianësh, kurdë dhe irakenët mendonin se ai ishte shumë i rëndësishëm në ndalimin e Shtetit Islamik.
Vrasja e një prej zyrtarëve më të vjetër të vendit të tyre është perceptuar nga iranianët si një shkelje e sovranitetit.
Njerëzit e zakonshëm vazhdojnë të preken nga “presioni maksimal” i Donald Trump, pa perspektivë për përmirësime. Kjo, së bashku me pakënaqësinë e përgjithshme, çuan në protesta të rëndësishme në nëntor 2019.
Dhe kjo do të thotë se humbja e Suleimanit është një goditje e rëndësishme për Iranin, porgreva nga SHBA ishte në një kuptim një dhuratë për qeverinë iraniane.
Asnjëherë vendinuk mund të kishte ëndërruar të arrinte një unitet të tillë në periudha të vështira ndryshe.
Me vrasjen e Suleimanit, Trump ka realizuar atë që askush në elitën iraniane nuk e mendonte: ai ka bashkuar një popull iranian të copëtuar, të rraskapitur dhe të dëshpëruar.
Ky është një mesazh për botën: iranianët do të qëndrojnë me qeverinë e tyre përballë kërcënimeve të jashtme.
Dina Esfandiary është një bashkëpunëtore e Fondacionit Century dhe bashkëautore e librit: Marrëdhëniet e Iranit me Rusinë dhe Kinën.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al