MENU
klinika

Hulutimet e Check Point

Me siguri as ju nuk i dinit këto probleme të TikTok!

08.01.2020 - 18:57

Problemet e sigurisë në platformën e shpërndarjes së videove TikTok mund të kishin krijuar mundësi për hakerët të shtonin ose fshinin video, të ndryshonin cilësimet e privatësisë dhe të vidhnin të dhënat personale mirëpo tashmë janë adresuar sipas zhvilluesit ByteDance.

Ishin hulumtuesit e firmë së sigurisë Check Point të cilët zbuluan disa probleme të cilat mund të shfrytëzoheshin me lehtësi nga hakerët. TikTok tha se janë adresuar falë bashkëpunimit të firmë së sigurisë.

Një problem sigurie zero-ditorë do të thotë se ende nuk është shfrytëzuar nga hakerët. CheckPoint shtoi se problemi kishte qenë prezent gjatë gjithë 2019-ës.

ByteDance kishte implementuar një zgjidhje brenda një muaji pasi ju tregua rreth problemit.

Ku qëndronte problemi?

Tek mënyra sesi TikTok menaxhonte numrat celular që njerëzit duhet ti japin për tu regjistruar në aplikacion. Check Point mësoi se hakerët mund të aksesonin këto numra dhe të dërgoni mesazhe me tekst në emër të TikTok.

Kështu një haker mund të:

Fshinte video, të ndryshonte konfigurime nga private në publike dhe të ngarkonte video të paautorizuara.
Të detyronte një përdorues të TikTok të shkonte në një ueb server të kontrolluar nga hakerët dhe i hapur rrugë hakimit të tij.

Në fillim shumë popullor në vendet Aziatike, platforma e krijimit të videove të shkurtra ka përjetuar një rritje galopante në vitet e fundit. Sot numëron mbi 1.5 miliardë shkarkime.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”