09.01.2020 - 17:08
Shkarkohet trajneri Victor Sanchez i Malagës. Tekniku pwrjetoi një moment mjaft të vështirë pas publikimit të një videoja intime, ku shfaqej duke treguar para kamerës organet gjenitale me bluzën e Malagas.
Trajneri kërkoi që të ruhej privatësia e tij, por klubi mori masa të menjëhershme. Ekipi i Armando Sadikut dhe Keidi Bares pezulloi fillimisht trajnerin, ndërsa tani drejtuesit duket se kanë marrë vendim për ta pushuar nga detyra.
Klubi do të dalë me një komunikatë zyrtare ku do të njoftojë largimin nga ekipi të numrit një të stolit, ndërkohë që po punon për zëvendësimin e tij. Nuk dihet se si do të ndikojë ky vendim në të ardhmen e futbollistëve të kombëtares sonë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Pas akuzave për përdhunim