MENU
klinika

Amendimet e ligjit

Teatri/ Ligji mbërrin te Meta, çfarë do të ndodhë

25.09.2018 - 11:25

Ligji për teatrin me amendimet e bëra në seancën e 20 shtatorit mbërrin në Presidencë. Duke iu referuar burimeve nga Kuvendi, raportohet se ligji mban të njëjtin numër me të variantit të parë.

Ligji shkon me numrin 37 datë 20.09.2018, ndërsa Kuvendi ia dërgon për shpallje dhe dijeni Presidentit.

Palët janë të ndara nëse Presidenti ka të drejtë të rikthejë dy herë ligjin për teatrin.

Partia Socialiste e konsideron ligj të njëjtë pasi mban të njëjtin numër me të vjetrin. Ndërsa Kushtetuta thotë se vendimi për dekretim ose jo bëhet brenda 20 ditësh.

Partia Demokratike e konsideron të ri ligjin dhe i jep Presidentit të Republikës të drejtën e rikthimit të ligjit.

Stafi juridik i presidentit ka nisur shqyrtimin e dokumenteve të përcjella nga Kuvendi.