FNSH aksion në Durrës për arrestimin e disa efektivëve të policisë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka proceduar disa efektive policie ne Durrës e Shijak.
SHÇBA në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit kanë nisur një hetim që po finalizohet me procedimin e një numri të lartë efektivësh policie.
Bëhet fjalë për më shumë se shtatë-tetë efektiv, të cilëve do t’u pritet gjatë orëve në vazhdim fletë-arresti dhe akuzohen për shpërdorim detyre. FNSH po punon për shoqërimin e tyre.
Prokuroria ka lëshuar 17 urdhër-arreste. Mësohet se policët akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
FNSH po punon për shoqërimin e tyre. Pritet qe SHÇBA të dalë me deklaratë për mediat për detajet e operacionit.